BASHKËPUNIMI I INSTITUCIONIT TË AVOKATIT TË POPULLIT ME OJQ-të NË PROMOVIMIN DHE MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

02/11/2012

2 nëntor 2012 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), me mbështetjen e Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) në Kosovë, mbajti tryezën e rrumbullakët “Bashkëpunimi i IAP-it me OJQ-të në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut”.
Në tryezë, u fol për bashkëpunimin e deritanishëm në mes të IAP-së dhe OJQ-ve në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit në të ardhmen, me ç’rast u theksua se niveli i bashkëpunimit duhet të ngritet dhe të forcohet e zgjerohet më tej, duke konkretizuar dhe bashkërenduar aktivitetet.
Rekomandimet:
1. Të rritet dhe forcohet niveli i bashkëpunimit të IAP-së me OJQ-të
2. Të nënshkruhen memorandume bashkëpunimi me qëllim të konkretizimit dhe bashkërendimit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve të përbashkëta
3. Rritja (zgjerimi) e kontakteve dhe bashkëpunimit të IAP-së me OJQ-të në fushën e të drejtave të njeriut
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor të IAP-së në Kuvendin e Kosovës të jetë e vetmja pikë e rendit të ditës, që do të përcillej me diskutim dhe transmetim të drejtpërdrejtë
5. Raporti vjetor i IAP-së të paraqitet dhe të diskutohet edhe në hapësirat universitare, si dhe me OJQ-të dhe shoqërinë civile.