Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në regjionin e Mitrovicës në periudhën 2011/2012
23 tetor 2012 – Zyra Regjionale e Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) në Mitrovicë ka mbajtur një tryezë të rrumbullakët me përfaqësuesit e shoqërisë civile, OJQ-ve , njesive të komunave për mbrojtjen e të drjetave të njeriut, përfaqësuesit e gjykatës sëqarkut dhe asaj komunale, prokurorët, përfaqësuesit e policisë regjionale dhe institucione të tjera. Në këtë tryezë u diskutua dhe u vlerësua mbrojtja dhe respektimi i të drejtave të njeriut në regjionin e Mitrovicës për periudhën 2011/2012.
Ishte konkluzion i përbashkët se problemet politike në vazhdimësi ndikojnë seriozisht në çështjet e të drejtave të njeriut në përgjithësi, por pjesëmarrësit u pajtuan që koordinimi dhe bashkëpunimi mund të realizohen brenda fushës së përgjegjësive të secilit institucion, siç janë mundësitë e barabarta në edukim dhe punësim për grupet e rrezikuara dhe qasjen në objektet e institucioneve për njerëzit me aftësi të kufizuara.
Mbajtja e kësaj tryeze është mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Sqarim shtesë:Ky aktivitet është pjesë e një serie Tryezash tematike të organizuara gjatë vitit 2012, të mbështetura nga OSBE, në mbështetje të punës së departmenteve të reja në IAP.