FOTOLAJM – AVOKATI I POPULLIT PRITI KOMSIONIN PARLAMENTAR PËR PUNË TË BRENDSHME, SIGURI DHE MBIKËQYRJE TË FSK-SË
26/09/2012
26 shtator 2012 – Në një takim të veçantë, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka pritur anëtarët e Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, z. Rexhep Selimi, z. Fatmir Xhelili dhe z. Anton Quni, të shoqëruar nga stafi mbështetës i Komisionit.
Arsyeja e takimit ishte diskutimi rreth zbatimit të Ligjit për Inspektoriatin e Policisë dhe trajtimi i ankesave që i drejtohen Zyrës së Avokatit të Popullit ndaj veprimeve të policisë apo ankesat për shkelje të të drejtave të policisë.