Foto – lajm: Tryeza “ Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë “

19/09/2012

Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), ka mbajtur tryezën e rrumbullakët me temën “Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë”, me fokus në Raportin vjetor të IAP-së për vitin 2011.
Tryeza ka ofruar mundësinë e diskutimit të hapur në mes të Avokatit të Popullit, organeve të pushtetit qendror, organizatave ndërkombëtare dhe vendore që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, për të gjeturat e Raportit vjetor 2011 të IAP-së dhe dhënien e alternativave për zbatimin e rekomandimeve të nxjerra dhe përmirësimin e gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.
Gjendja e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe Raporti vjetor 2011 i cili është shqyrtuar nga Komisionet përkatëse parlamentare si dhe në njërën nga seancat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, është diskutuar nga pjesëmarrësit në këtë tryezë, të cilët e kanë cilësuar Raportin si shumë prfoesional dhe gjithëpërfshirës.
Tryeza gjithashtu është përcjellur nga një numër i madh gazetarësh e mediumesh, të cilët kanë qenë të ftuar jo edhe për të qenë diskutues të barabartë në këtë Tryezë.