FTESË MEDIAVE

18/09/2012

Më 19 shtator 2012, të mërkurën, në Hotel Sirius, në Prishtinë, prej orës 11:00 deri në orën 14:00 mbahet Tryeza e Rrumbullakët me temën “GJENDJA E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR VITIN 2011”
Ftoheni të përcillni punimet, por edhe të jeni pjesëmarrës të barabartë në këtëTryezë, e cila organizohet nga Institucioni I Avokatit i Popullit (IAP), me mbështetjen teknike të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Tryeza ofron mundësinë e diskutimit të hapur në mes të Avokatit të Popullit, organeve të pushtetit qendror, organizatave ndërkombëtare dhe vendore që merren me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, rreth të gjeturave të Raportit vjetor 2011 të IAP-së dhe dhënien e alternativave për zbatimin e rekomandimeve të nxjerra dhe përmirësimin e gjendjes së të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë.
Jeni të mirëpritur!