Telegram ngushëllimi
23/07/2012
Prishtinë, 23 korrik 2012 – Me rastin e vdekjes së poetit dhe zërit të kulturës shqiptare Ali Podrimja, Avokati i Popullit, Sami Kurteshi shpresh ngushëllimet e sinqerta familjareve të tij, të afërmëve e miqve.
Humbja e poetit që la gjurmë të pashlyera në letërsinë kombëtare e kapërceu kufinjtë e saj, e bën dhimbjen për Ali Podrimjen pjesë të secilit, ashtu siç poezia që shkroi ai përçon në mënyrë të veçantë botën e tij prej njeriu dhe artisti.
Sinqerisht,
Sami Kurteshi
Avokat i Popullit