U MBAJT TRYEZA “STOP DISKRIMINIMIT TË FËMIJËVE NËPËR SHKOLLA”

04/06/2012

Me rastin e 1 qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) mbajti Tryezën “Stop diskriminimit të femijëve nëpër shkolla”, mbështetur nga Zyra e OSBE-së në Kosovë.
Tryeza ka ofruar mundësinë e një diskutimi të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit dhe përfaqëesuesve të shkollave, mekanizmave të të drejtave të njeriut në institucionet e vendit, si dhe policisë lidhur me sfidat dhe arritjet në fushën e shkollimit, diskriminimin në baza ekonomiko-socilae, dhunën fizike dhe psikike, gjithëpërfshirjen në procesin mësimor, mbrojtjen shëndetësore, si dhe çështjen e sigurisë në dhe jashtë shkollave.
Në Tryezë u paraqit Raporti nga faza e parë e hulumtimit që IAP ka bërë nëpër shkollat fillore të Prishtinës lidhur me të drejtat e fëmjëve nëpër shkolla dhe diskriminimin që u bëhet atyre. Ky hulumtim i filluar në maj do të vazhdoj edhe në tetor të këtij viti, duke grumbulluar në këtë mënyrë të gjeturat dhe duke nxjerrë rekomandimet për institucionet përkatëse. Tryeza e 1 qershorit ishte gjithashtu një koontribut në këtë drejtim dhe në sensibilizimin e opinionit publik kundër diskriminimit të fëmijëve.