FTESË MEDIAVE

31/05/2012

Të premten, me 1 qershor 2012, nga ora 10:00 -13:00, në Hotel “Sirius” në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) organizon Tryezën “STOP DISKRIMINIMIT TË FËMIJËVE NËPËR SHKOLLA”, mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Tryeza do të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët në mes të Avokatit të Popullit, organizatave joqeveritare që merren me mbrojtjen, përfaqësimin, avokimin e të drejtave të fëmijëve, si dhe organeve të pushtetit në nivelin qendror dhe lokal, lidhur me sfidat dhe arritjet në fushën e shkollimit, gjithëpërfshirjes, sigurisë nëpër shkolla, si dhe qasjes së lirë të personave me aftësi të kufizuara në Kosovë.
Pikë e veçantë diskutimi do të jetë roli i Avokatit të Popullit në luftën kundër diskriminimit dhe në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.
Mbulimi medial i kësaj Tryeze konsiderojmë se do të koontribuonte pozitivisht në sensibilizimin e opinionit publik kundër diskriminimit të fëmijëve.
Ju mirëpresim!