PUNONJËSIT E IAP-SË NË AKSIONIN “TA PASTROJMË KOSOVËN“

24/05/2012

24 maj 2012 – Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) i është bashkangjitur realizmit të iniciativës “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila është përkrahur nga ky institucion që në fillimin e saj. Punonjësit e IAP-së sot në ora 10:00, me bluza të bardha të cilat kanë mbartur sloganin “Ta pastrojmë Kosovën” i janë përgjigjur kësaj thirrjeje, që të japin koontributin e tyre në realizimin e këtij projekti.
Aksioni i pastrimit në Lagjen Bregu i Diellit, afër IAP-së dhe shkollës “Ismail Qemali”, u zhvillua në bashkëpunim me OJQ-në Regional Environmental Center (REC), me Hortikulturën dhe nxënësit e shkollës “Ismail Qemali” dhe përfaqësuesit e OSBE-së të cilët në vazhdimësi e mbështesin punën e IAP-së
Në strukturën organizative të IAP-së, në kuadër të Departamentit të ekzekutivit funksionon njësia e veçantë për mbrojtjen e mjedisit. Në bazë të ankesave që drejtohen në IAP lidhur me ndotjen e ambientit ( ujit, ajrit, tokës) në vazhdimësi është tërhequr vërejtja rreth kësaj çështjeje dhe janë ftuar mekanizmat relevantë, organet qendrore dhe lokale, inspektoriatet mjedisore të të dy niveleve, si dhe organet e ruajtjes së rendit, që të bëjnë përpjekje të përbashkëta për të mbikëqyrur, të parandaluar dhe penguar dukurinë e ndotjes së ambientit.