AVOKATI I POPULLIT TAKOI KREUN E ZYRËS SË OHCHR-ËS NË KOSOVË
5 prill 2012 – Avokati i Popullit, Sami Kurteshi priti në një takim njoftues shefin e Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, z. Joël Mermet.
Avokat i Popullit i uroi mirëseardhje z. Mermet, i cili ka pak kohë që ka marrë drejtimin e Zyrës së OHCHR-së në Kosovë. Ai i prezantoi në mënyrë të përgjithshme punën dhe angazhimin që IAP e zhvillon në kuadër të misionit dhe kompetencave që ka. Gjithashtu, z. Kurteshi e ka njoftuar z. Mermet se pas zgjedhjes së zëvendësavokatëve është krijuar mundësie e një organizimi të brendshëm funksional, i ndarë në pesë departamente dhe me njësi të reja, të cilat janë identifikuar si të nevojshme përgjatë punës së përditshme të institucionit. Po ashtu z. Kurteshi përmendi edhe sfidat vështirësitë me të cilat përballet IAP në realizimin e përgjegjësive që ka.
Z. Mermet shprehu kënaqësinë për takimin dhe pohoi që është në planin e tyre të punës që të mbështesin me aktivitete të ndryshme IAP-në. Ai u interesua për përfshirjen e IAP-së në hartimin e projektligjeve dhe përfshirjen e komenteve e rekomandimeve që mund të bëhen nga Avokati i Popullit. Meqë ky ishte një shqetësim i përbashkët, u dakorduan që bashkëpunimi në këtë aspekt të intensifikohet veçmas.
Një çështje tjetër e ngritur në këtë takim ishte edhe raportimi i Kosovës në Rishikimin e Përgjithshëm Periodik( Universal Periodic Review) të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara, gjë e cila nuk bëhet aktualisht, meqë Kosova nuk është anëtare e OKB-së.
Dyanshëm u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm, në përpjekje për promovimin dhe mbrojtjen e mëtutjeshme të të drejtave të njeriut.