Avokati i Popullit takoi Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës

03/04/2012

Më 27 mars 2012, Avokati i Popullit Sami Kurteshi, bashkë me zëvendësavokaten Shqipe Ibraj – Mala dhe këshilltarin ligjor Faton Morina, takuan Kryeshefin Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Fitim Shishanin dhe bashkëpunëtorët e tij, Arben Vrajolli dhe Jetullah Aliu.
Qëllimi i takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe diskutimi lidhur me raste konkrete që janë trajtuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), nga të cilat kanë dalë raporte që i janë drejtuar IPK-së.
Gjate takimit diskutua hapur për rastet që janë trajtuar dhe masat e ndërmarra nga IPK pas rekomandimeve të IAP-së. Gjithashtu u premtua se Avokati i Popullit do të marrë përgjigje me shkrim për pyetjet konkrete që u drejtuan në këtë takim.
Nga të dyja palët u shpreh gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm.