NJOFTIM – FTESË MEDIEVE
26/01/2012
Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Tryezën e rrumbullakët “Zbatimi i Ligjit për qasje në dokumente publike” të hënën, më 30 janar 2012, në hotel “Afa” në Prishtinë, nga ora 10:15- 12:00.
Tryeza ka për qëllim të ofrojë mundësinë e një diskutimi të përbashkët mes përfaqësuesve të institucioneve që luajnë rol të rëndësishëm në zbatimin e Ligjit për qasje në dokumente publike (LQDP). Gjithashtu, pjesë e këtij diskutimi do të jenë edhe përfaqësuesit e mediave dhe të shoqërisë civile në Kosovë, të cilët në një mënyrë janë promotorë të zbatimit të LQDP-së.
Identifikimi i sfidave që kanë dalë në zbatimin e këtij ligji dhe rekomandimet që do të avanconin të drejtën e qasjes në dokumente publike do të jenë objektiva të kësaj Tryeze.