Fotolajm – Avokati i Popullit priti delegacionin parlamentar nga Landi Federal i Baden – Württembergut
20/01/2012
19 janar 2012 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka pritur sot delegacionin parlamentar nga Landi Federal i Baden-Württembergut, i cili po viziton Kosovën këtyre ditëve. Në përbërje të këtij delegacioni ishin gjithashtu edhe tre gazetarë.
Vizita e delegacionit gjerman kishte të bënte me procesin e riatdhesimit të qytetarëve të Kosovës, të cilët ndodhen në Republikën Federale të Gjermanisë. Fokusi i takimit dhe theksi i pyetjeve të anëtarëve të këtij delegacioni kishte të bënte me situatën e komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptas në Kosovë.