AVOKATI I POPULLIT PRITI AMBASADOREN E RE TË ZVICRËS NË KOSOVË

12/01/2012

12 janar 2012 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, ka pritur sot në një takim njohës, ambasadoren e re të Zvicrës në Republikën e Kosovës, znj. Krystyna Marty Lang, e cila shoqërohej nga z. Sy’rain Asties, konsull dhe atashe për migracion në Ambasadën zvicërane në Kosovë.
Z. Kurteshi shprehu kënaqësinë e tij për takimin, si dhe konsideratën e tij edhe për ambasadorin paraprak zvicëran në Kosovë, dhe e njoftoi atë lidhur me angazhimin dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Avokati i Popullit.
Gjithashtu, Ambasadorja e Zvicrës ka falënderuar Avokatin e Popullit për pritjen, si dhe ka shprehur vlerësimin e shtetit zvicëran për Institucionin e Avokatit të Popullit , si një institucion i rëndësishëm.
Në mënyrë të dyanshme është shprehur gatishmëria për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e të drejtave të njeriut!