Avokati i Popullit i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, të gatshëm për thellimin e bashkëpunimit

28/12/2011

28 dhjetor 2011 – Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka vizituar z. Igli Totozani me rastin e zgjedhjes së tij në pozitën e Avokatit të Popullit në Shqipëri.
Avokati Kurteshi përgëzoi homologun e tij për përgjegjësinë e re që ai ka marrë dhe shfaqi interesimin për bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet dy institucioneve, për të ndarë bashkërisht përvojat e krijuara dhe për të kontribuar në respektimin e të drejtave të njeriut në të dy vendet.
Avokati Totozani gjithashtu shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve. Ai theksoi nevojën për të bërë hapa më tutje në këmbimin e praktikave dhe trajtimit të sfidave që këto institucione kanë gjithandej edhe në nivel rajonal.
Gjatë takimit të zhvilluar në Tiranë, Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka ftuar Avokatin e Popullit në Shqipëri, z. Igli Totozani për të vizituar Kosovën, me qëllim që të bëhen hapa konkret drejt realizimit të, së paku, disa prej temave që u trajtuan në takimin shumë miqësor mes Avokatëve të Popullit të të dy vendeve.