FOTOLAJM
08/12/2011
Shënimi i Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut
8 dhjetor 2011 – Mbrojtës të të drejtave të njeriut në Kosovë kanë ofruar përspektivën e tyre lidhur me rolin dhe sfidat që kanë mbrojtësit e të drejtave të njeriut në Kosovë, në një Tryezë të rrumbullakët , me temën : “Çfarë do të thotë të jesh mbrojtës i të drejtave të njeriut?”. Tryeza është organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) dhe Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.