FTESË MEDIEVE
01/12/2011
Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara, Institucioni i Avokatit të Popullit organizon Tryezë të Rrumbullakët me temën “STOP DISKRIMINIMI – BARAZI PËR TË GJITHË”.
Tryeza mbahet të premten, më 2 dhjetor 2011, nga ora 10:00-12:30, në Hotel “Afa”, Prishtinë. Të bashkangjitur gjeni agjendën e detajuar të kësaj Tryeze.