U REALIZUA TRAJNIMI NË KUADËR TË FUSHATËS KUNDËR TORTURËS

29/11/2011

Në vazhdën e angazhimit të përbashkët në përmbushje të Fushatës Kombëtare kundër Torturës, përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) dhe Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMLDNJ) kanë realizuar një trajnim të përbashkët treditor. Ekipi i IAP-së është kryesuar nga zëvendësavokatja znj. Shqipe Mala.

Trajnimi është mbështetur nga RCT (Rehabilitation and Research Centre for Torture Victims ) dhe nga OSBE-ja dhe ka përfshirë edhe vizitat në burgun e Pejës dhe në burgun e Dubravës. Nga ky trajnim kanë dalë edhe gjetje e rekomandime, meqë natyra e trajnimit ishte simulim i monitorimit, vizitave dhe intervistave, të cilat janë pjesë e punës dhe aktiviteteve, që mekanizmat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut i realizojnë në vazhdimësi.
Ky trajnim është realizuar mbi bazën e Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis IAP-së, QKRMT-së dhe KMLDNJ-së, të nënshkruar në maj të këtij viti.