AVOKATI I POPULLIT PRITI ZËVENDËS AMBASADORIN E OSBE-SË NË KOSOVË

13/10/2011

Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka pritur Zëvendës Ambasadorin e OSBE-së në Kosovë, z. Edward P. Joseph, të shoqëruar nga z. Jared Hays, ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Demokratizim dhe znj. Jerina Dampier, Këshilltare e posaçme e OSBE-së për IAP-në.
Z. Kurteshi i uroi mirëseardhje dhe shprehu konsideratën e tij për mbështetjen që OSBE i ka ofruar në vazhdimësi Institucionit të Avokatit të Popullit.

Meqenëse z. Kurteshi dhe z. Joseph u takuan për herë të parë, ky takim shërbeu edhe për një prezantim të ndërsjellë. Mes të tjerash, Zëvendës Ambasadori i OSBE-së uroi Avoaktin e Popullit për përzgjedhjen e zëvendës Avokatëve të tij dhe shprehu gatishmërinë e OSBE-së për ta mbështetur edhe me tutje IAP-në në misionin që ka.

Në takim u diskutuan dhe tema të tjera që kishin të bëjnë me angazhimin dhe punën e Avokatit të Popullit dhe sfidat me të cilat ballafaqohet aktualisht institucioni.