Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, vizitoi QKSPEZH-in

12/10/2011

Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi ka vizituar Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim ( QKSPEZH) ku është pritur nga Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj Qendre, z. Ismail Smakiqi.
Në këtë takim u bisedua lidhur me punën, trajnimet dhe aktivitetet që zhvillohen në këtë Qendër, si dhe mundësitë dhe kushtet që ofrohen për pjesëtarët e sigurisë publike që trajnohen këtu.
Gjithashtu u bisedua edhe për mundësitë e bashkëpunimit mes Institucionit të Avokatit të Popullit dhe QKSPEZH-së.