Avokati i Popullit takoi përfaqësues të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut (OHCHR)
23 shtator, 2011 – Avokatin e Popullit, z. Sami Kurteshi e ka vizituar z. Nicolas Fasel nga Zyra e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut, me seli ne Gjenevë( Zvicër) (OHCHR), i shoqëruar nga znj. Grace Sanico Stefan, gjithashtu nga Zyra ne Gjenevë dhe znj. Arbena Kuriu nga zyra e OHCHR-së në Prishtinë.
Avokati i Popullit dhe zyrtarët e OHCHR-së bashkëbiseduan lidhur me çështje që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut dhe mundësitë e bashkëpunimit, për të siguruar se standardet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut zbatohen edhe në Kosovë.
Z Kurteshi përmendi segmente të caktuara të punës së IAP-së dhe e vlerësoi të mirëseardhur përvojën dhe mbështetjen e vazhdueshme nga mekanizma ndërkombëtar të të drejtave të njeriut. Nga ana tjetër, z. Fasel shprehu gatishmërinë e OHCHR-së për të ofruar mbështetje për nevojat që Institucioni i Avokati të Popullit në Kosovë mund të ketë në përmbushjen e misionit të tij.