BASHKËPUNIMI I DOMOSDOSHËM MES IAP DHE AGJENCISË SHTETËRORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
21 korrik 2011 – Mbikëqyrësi kryesor shtetëror nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Ruzhdi Jashari me bashkëpunëtorë kanë vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) dhe janë pritur nga znj. Valbona Puka
BASHKËPUNIMI I DOMOSDOSHËM MES IAP DHE AGJENCISË SHTETËRORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE
Mbikëqyrësi kryesor shtetëror nga Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, z. Ruzhdi Jashari me bashkëpunëtorë kanë vizituar Institucionin e Avokatit të Popullit (IAP) dhe janë pritur nga znj. Valbona Puka- Gola dhe nga z. Tafil Rahmani , këshilltarë ligjorë ne IAP.
Takimi kishte karakter të ndërsjellë njoftues lidhur me misionin dhe përgjegjësitë që kanë të dy këto institucione të pavarura – Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili mbikëqyr dhe mbron të drejtat dhe liritë e individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike dhe Agjencia, si përgjegjëse për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Gjatë takimit u bisedua dhe për ligje të caktuara, në të cilat kanë rol të dy institucionet, si dhe për mundësitë për ngritjen e kapaciteteve të stafit profesional, në mënyrë që të përmbushen obligimet ne harmoni me ligjet përkatëse.
Gjithashtu, nga të dyja palët u theksua domosdoshmëria e bashkëpunimit dhe e shpërfaqjes para opinionit publik të rolit dhe rëndësisë së këtyre dy institucioneve.