AVOKATI I POPULLIT, MORI PJESË NË KONFERENCËN E OSBE-SË PËR TË DREJTAT E NJERIUT NË VILNIUS
OSBE-JA THRET INSITUCIONET E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR TË MBUSHUR HENDEKUN MES QEVERISË DHE QYTETARËVE
Vilnius, 13-14 korrik 2011 – Institucione të forta dhe të pavarura nacionale për të drejtat e njeriut, janë të domosdoshme për
OSBE-JA THRET INSITUCIONET E TË DREJTAVE TË NJERIUT PËR TË MBUSHUR HENDEKUN MES QEVERISË DHE QYTETARËVE
Vilnius, 13-14 korrik 2011 – Institucione të forta dhe të pavarura nacionale për të drejtat e njeriut, janë të domosdoshme për të mbushur hendekun në mes të qeverisë dhe shoqërisë civile, ishte porosia e konferencës ndërkombëtare, e cila u mbajt në Vilnius, në kryeqytetin e Lituanisë.
Në këtë konferencë dy ditore të organizuar nga Zyra e OSBE-së së shtetit Kryesues Lituanisë dhe Zyrës për Institucione Demokratike dhe të Drejtave të Njeriut (ODIHR), përfaqësuesit e afër 30 shteteve, brenda tyre edhe të Kosovës, diskutuan për mënyrat e forcimit të rolit të institucioneve të tilla në promovimin dhe respektimit e të drejtave të njeriut.
Zv- ministrja e punëve të jashtme të Lituanisë znj. Asta Skaisgirytė-Liauškienė, theksoi se puna e OSBE-së në këtë fushë mund të shërbejë si bazë për një vendim të mundshëm në forcimin e angazhimeve të institucioneve kombëtare të të drejtave të njeriut në Këshillin e Ministrave të Organizatës cila do të mbahet në dhjetor 2011, në Vilnius.
Ndërsa Ambasadori Janez Lenarčič, Drejtori i ODIHR-it, tha se institucionet nacionale të të drejtave të njeriut duhet të veprojnë si vëzhgues të zbatimit të detyrimeve të qeverisë lidhur me të drejtave e njeriut, si dhe ta luajnë rolin e urës në hendekun ekzistuese të komunikimit në mes të qeverive dhe shoqërisë civile.
Rosslyn Noonan, Kryetar i Komitetit Koordinues Ndërkombëtar të Institucioneve Nacionale të të Drejtave të Njeriut, tha se qeveritë që themelojnë institucionet e pavarura nacionale për të drejtat e njeriut, dërgojnë sinjale të forta se ato janë serioze në lidhje me promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Në këtë konferencë Avokati i Popullit të Kosovës z. Sami Kurteshi, prezantoi praktikat dhe përvojat e institucionit, si dhe shoqërive civile lidhur me bashkëpunimin me qeverinë dhe parlamentin.
Punimet e konferencës u zhvilluan në dy grupe dhe katër mbledhje plenare.
Duke u bazuar në rekomandimet e bëra në konferencën mëparshme të OSBE-së për këtë çështje e cila u mbajt në muajin prill në Vjenë, pjesëmarrësit në këtë konferencë u fokusuan në bashkëveprimin e institucioneve nacionale të të drejtave të njeriut me parlamentet kombëtare, degët ekzekutive të qeverisjes, gjyqësorit dhe të shoqërisë civile.
Në 41 shtete nga 56 shtete anëtare të OSBE-së ekzistojnë institucionet nacionale e të drejtave të njeriut.