AVOKATI I POPULLIT TAKOI KRYEINSPEKTORIN E INSPEKTORATIT TË TREGUT

11/07/2011

11 korrik, 2011 – Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtorët t tij ka takuar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut, z. Ruzhdi Shehu. Temë e takimit ishte Ligji për Insp

11 korrik, 2011 – Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi me bashkëpunëtorët t tij ka takuar Kryeinspektorin e Inspektoratit të Tregut, z. Ruzhdi Shehu. Temë e takimit ishte Ligji për Inspektoratin dhe Mbikëqyrjen e Tregut dhe zbatimi i këtij ligji.

Z. Kurteshi ka shprehur interesimin e tij lidhur me zbatimin e këtij ligji si dhe rolin që Avokati i Popullit do të mund ta luante, qoftë në ngritjen e vetëdijes së konsumatorëve dhe qytetarëve në përgjithësi lidhur me standardet dhe cilësinë e shërbimeve që ofrojnë subjektet ekonomike në Kosovë, qoftë në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe qytetarëve në këtë aspekt.

Z. Shehu nga ana tjetër ka shpjeguar kompetencat e Inspektoratit të Tregut dhe rolin që luan ky Inspektorat në mbrojtjen e konsumatorëve, si dhe bashkëpunimin që kanë në këtë drejtim edhe me mekanizma te tjerë.

Dyanshëm u shpreh vullneti për bashkëpunim të mëtutjeshëm, për të identifikuar çështje që shqetësojnë qytetarët, e që mund të kenë zgjidhje me një adresim të saktë e me kohë. Kjo do të ndikonte pozitivisht edhe në rritjen e efektivitetit dhe efikasitetit të Inspektoratit, edhe në rritjen cilësisë së shërbimeve që ofrojnë subjektet ekonomike në Republikën e Kosovës dhe ngritjen e standardeve të tregtimit të mallrave gjithashtu.