12 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE
12 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve që ka për qëllim të ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e veprimeve për t`i dhënë fund punës së fëmijëve në mbarë botën. Fëmijët anekënd botës përjetojnë shkelje
KUMTESË PËR MEDIA
11 qershor 2011
Prishtinë
12 QERSHORI, DITA NDËRKOMBËTARE
KUNDËR PUNËS SË FËMIJËVE
12 Qershori shënon Ditën Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve që ka për qëllim të ndërgjegjësimin dhe inkurajimin e veprimeve për t`i dhënë fund punës së fëmijëve në mbarë botën.
Fëmijët anekënd botës përjetojnë shkelje të të drejtave të tyre, sikurse edhe të rriturit. Mirëpo, për dallim nga të rriturit shkeljet ndaj tyre janë më të ndjeshme, sepse ata janë në një pozitë më lehtë të cenueshme dhe nuk mund të mbrohen.
Kudo në botë fëmijët kryejnë punë të rënda dhe të dëmshme, punojnë në bujqësi; në industri, përfshirë edhe minierat; në ndërtimtari apo në profesione dhe shërbime të tjera, të cilat e dëmtojnë rëndë zhvillimin e tyre dhe ndikuar edhe në zhvillimin e tyre fizike dhe shpirtëror, intelektual dhe emocional. Puna e fëmijëve paraqet edhe një nga format më të rënda të shfrytëzimit dhe të keqtrajtimit në botë.
ILO vlerëson se rreth 120 milionë fëmijë të moshës 5-14 (nga së paku 250 milionë fëmijë, të cilët punojnë në vendet e zhvilluara), punojnë me orar të plotë dhe 130 milionë të tjerë punojnë me gjysmë orari. Rreth 61 % të fëmijëve që punojnë, jetojnë në Azi, 32 % në Afrikë dhe 7 % në Amerikën Latine. Numri i fëmijëve që punojnë në Evropë është në rritje sipër. Në këtë aspekt nuk bën përjashtim as Kosova. Ajo po ballafaqohet gjithnjë e më shumë me problemin jashtëzakonisht shqetësues të angazhimit të fëmijëve në punë të ndryshme, ndonëse ende nuk ekzistojnë të dhëna të plota për numrin e fëmijëve të përfshirë në punë në Kosovë.
Sipas të dhënave të ILO-IPEC në Kosovë, punët kryesore në të cilat angazhohen fëmijët janë: puna e shitjes në rrugë, puna e rrezikshme në bujqësi dhe pylltari, puna në gërmimin dhe shfrytëzimin e pasurive natyrore, trafikimi i fëmijëve për punë dhe shfrytëzim seksual, si dhe shfrytëzimi i fëmijëve për aktivitete joligjore.
Me qëllim të përmirësimit të situatës, lidhur me punën e fëmijëve, institucionet e Republikës së Kosovës, së bashku me me partnerë të tjerë përgjegjës, ka vazhduar ndërmarrjen e aktiviteteve për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve, si dhe të veprimeve për monitorimin e punës së fëmijëve. Mirëpo, nisur nga situata e rëndë ekonomike-sociale e vendit, me gjithë aktivitetet e ndërmarra, çështja e punës së fëmijëve mbetet ndër sfidat më të mëdha shoqërore dhe institucionale.
Pavarësisht nga situata e rëndë, apelojmë te institucionet shtetërore, sidomos te Qeveria e Kosovës, që sa më shpejtë të miratojë strategjinë dhe planin e veprimit për parandalimin dhe eliminimin e formave të rrezikshme të punës së fëmijëve në Kosovë, si dhe të fillojë me zbatimin konsekuent dhe adekuat të saj, me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të punës së fëmijëve, të mbrojtjes së shëndetit dhe mirëqenies së tyre për një jetë normale dhe me dinjitetshme.