AVOKATI I POPULLIT VIZITOI VETERANËT E LUFTËS, QË JANË NË GREVË
Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, me bashkpunëtorët, sot vizitoi vizitoi veteranët e luftës, të cilët kanë hyrë në ditën e 9 të grevës, si dhe në ditën e 2 grevës së urisë, duke e shprehur me këtë pakënaqësinë me trajtimin që
Avokati i Popullit vizitoi veteranët e luftës, që janë në grevë
Avokati i Popullit, z. Sami Kurteshi, me bashkpunëtorët, sot vizitoi veteranët e luftës, të cilët kanë hyrë në ditën e 9 të grevës, si dhe në ditën e 2 grevës së urisë, duke e shprehur me këtë pakënaqësinë me trajtimin që, sipas tyre, po u bëhet nga institucionet e vendit.
Kryetari e këshillit grevist, z. Xhevdet Qeriqi dhe anëtarët e tjerë të këshillit, informuan Avokatin e Popullit, se kërkesa kryesore e tyre është që sa më shpejt të miratohet Ligji për Vlerat e Luftës.
Vetranët e luftës theksuan se ka 12 vite, që kjo kategori e shoqërisë nuk gëzon kurrfarë përkrahje. Po ashtu, ata u shprehen kundër formulimit të neneve 12 dhe 13 të Projektligjit, i cili trajton vlerat e luftës dhe i cili është në procedurë. Ata u shprehen të vendosur se nuk do të dalin nga greva e urisë, përderisa të mos marrin garanca nga institucionet shtetërore, për miratimin e Projektligjit në fjalë.
Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi, duke vlerësuar kërkesat e tyre, kërkoi nga ata që të mos e rrezikojnë shëndetin e tyre, me grevën e urisë.
Avokati i Popullit Kurteshi, u ofroi grevistëve bashkëpunim dhe u shpreh i gatshëm që brenda mundësive dhe mandatit që ka, sipas Ligjit për Avokatin e Popullit, të ndikojë dhe të ndihmojë, që kërkesat e tyre të adresohen në institucionet relavante të vendit.
Veteranët e luftës falënderuan Avokatin e Popullit, z. Sami Kurteshi, për vizitën dhe interesimin e treguar për zgjidhjen e çështjes së tyre.
Zyra për informim e Institucionit të Ombudspersonit në Kosovë