U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR MONITORIMIN E VENDEVE KU PERSONAT JANË TË PRIVUAR NGA LIRIA

10/05/2011

Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut sot (11 maj 2011), nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e vendeve

KUMTESË PËR MEDIA

10 maj 2011, Prishtinë

U NËNSHKRUA MARRËVESHJA PËR MONITORIMIN E VENDEVE KU PERSONAT JANË TË PRIVUAR NGA LIRIA

Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut sot (11 maj 2011), nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për monitorimin e vendeve ku personat janë të privuar nga liria.

Marrëveshja shënon hapin e parë drejt themelimit të mekanizmit transparent, të qëndrueshëm dhe të rregullt për monitorimin e këtyre qendrave me qëllim të parandalimit të torturës, keqtrajtimit dhe ndëshkimit të mundshëm.

Në ceremoni për rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes folën, Suzan Novoberdali, kryetare e Komisionit parlamentar për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore, personat e zhdukur dhe peticione, Sami Kurteshi, Avokati i Popullit, Susan Heintz, drejtoreshe e Departamentit për të drejtat e njeriut dhe komuniteteve pranë OSBE-së, Feride Rushiti, drejtoreshe ekzekutive e Qendrës kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Mbijetuara të Torturës dhe Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Pas nënshkrimit e marrëveshjes Zëvendës kryeministri z. Hajredin Kuçi, në fjalën përshëndetëse theksoi rëndësinë e bashkëpunimit në këtë lëmi dhe i përgëzoi nënshkruesit e kësaj marrëveshjeje.

Nënshkruesit e marrëveshjes do të themelojnë një grup të përbashkët për të koordinuar aktivitetet e tyre dhe për të bërë rekomandime për trajtimin e mangësive të mundshme.

Sipas Protokollit Shtesë vendet e parapara për monitorim janë: Stacionet policore; Qendrat e pritjes para gjykimit; Qendrat e Paraburgimit; Burgjet për personat e dënuar; Qendrat e para-burgimit për të mitur; Objektet e policisë kufitare dhe transit zonat tokësore, portet ndërkombëtare dhe aeroportet; Qendrat e paraburgimit për imigrantë dhe azil-kërkues; Institucionet psikiatrike; Objektet e Mbrojtës së Shërbimit të Inteligjencës (nëse ata kanë autoritet për mbikëqyrjen e vendeve të ndalimit); Vendet e ndalimit nën mbikëqyrjen e juridiksionit ushtarak; Vendet e ndalimit administrative dhe Transportimi i të para-burgosurve.

Iniciativa përkrahet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë i cili në raportet e tij rekomandoj krijimin e mekanizmit lokal për monitorimin e e vendeve ku personat janë të privuar nga liria. OSBE ka ndihmuar një seri forumesh dhe diskutimesh me palët e interesuara që ka ndihmuar nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit.

Zyra për informim e IAPK

Rr. Agim Ramadani p.n. Prishtinë KOSOVË

Tel: +381 (0) 38 501 401, Fax: +381 (0) 545 302

E-mail: [email protected]

www.ombudspersonkosovo.org