AVOKATI I POPULLIT DO TA MONITOROJ PUNËN E PANELIT PËR LIRIM ME KUSHT

22/03/2011

Në takimin me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, KMDLNJ dhe EULEX-it, Zëvendës ministri dhe ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, njoftoi për marrjen ë vendimit lidhur me rifunksionalizimin e Panelit për Lirim me Kusht. Pë
PRISHTINË, 22 MARS – Në takimin me përfaqësuesit e Avokatit të Popullit, KMDLNJ dhe EULEX-it, Zëvendës ministri dhe ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, njoftoi për marrjen ë vendimit lidhur me rifunksionalizimin e Panelit për Lirim me Kusht.
Përfaqësuesit e EULEX –it, të Avokatit të Popullit dhe të KMDLNJ do të jenë monitorues të panelit cila përbëhet nga gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Në këtë takim z. Kuçi duke informuar se është marrë vendim për rishikimin e të gjitha vendimeve të Panelit për lirim me kusht, nga data 16 tetor 2010, propozoi që në të ardhmen vendimet e panelit të jenë publike dhe si procesi të përcillet nga fillimi e deri te marrja e vendimit nga paneli.
Po ashtu është kërkuar ngritja e profesionalizmit në punën e gjyqtarëve dhe përfaqësuesve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, duke filluar nga koha e pranimit të ankesës nga të burgosurit deri te shqyrtimi i tyre në panel.
Ky takim u organizua pas rishqyrtimit të vendimeve të panelit nga 16 tetori 2010, nga ana e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-së.