DITA NDËRKOMBËTARE KUNDËR DHUNËS NDAJ GRUASË
Dita ndërkombëtare e eliminimit të dhunës ndaj gruas shënohet si përkujtim për motrat Mirabel të cilat u vranë në mënyrë brutale në Republikën Dominikane në vitin 1960. Fushata kundër dhunës ndaj gruas fillon më 25 Nëntor dhe mbaron më 10 Dhjetor, në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Le të jenë këto momente të cilat shoqëria kosovare reflekton më me intensitet për gjysmën e popullatës.
Dhuna paraqet formën më të përhapur të shkeljes të të drejtave të njeriut. Duke bërë parandalimin e dhunës në familje, njëkohësisht parandalojmë përhapjen e dhunës në të gjitha sferat tjera të jetës.
Konventa kundër dhunës ndaj gruas është në preambulën e Kushtetutës së Kosovës dhe Avokati i Popullit bën thirrjen e të gjithë institucioneve në Kosovë që të vazhdojnë implementimin e saj, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për gratë e Kosovës që ato të trajtohen si personat të respektuara dhe të barabarta në këtë shoqëri.
Avokati i Popullit konsideron se është i domosdoshëm bashkëpunimi më i ngushtë ndërmjet Institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe shoqërisë në tërësi për parandalimin dhe sensibilizimin në lidhje me problemin e dhunës ndaj gruasë.