U mbajt Konferenca e 10 Ndërkombëtare e NHRIs në Edinburgë me temë “Biznesi dhe të drejtat e njeriut”
Ombudspersoni i Kosovës z. Sami Kurteshi ka marrë pjesë në Konferencën e 10 Ndërkombëtare të Institucioneve Kombëtare (NHRIs) për të Drejtat e Njeriut, e cila u mbajt nga 08-10 tetor në Edinburg, Skoci.
Temë e përgjithshme në këtë konferencë ishte, “Biznesi dhe të Drejtave të Njeriut: Roli i Institucioneve Kombëtare për të Drejtat e Njeriut”.
Konferenca u organizua nga Komisioni Skocez i të Drejtave të Njeriut (SHRC), në bashkë-organizim me Zyrën e Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të Kombeve të Bashkuara (OHCHR), si dhe Komitetit Koordinues Ndërkombëtar të Komitetit të Lartë Kombëtar të Institucioneve Kombëtare për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut (ICC).
Pjesëmarrës nga mbi 80 vende që përfaqësojnë NHRIs, ekspertë ndërkombëtarë dhe rajonalë, zyrtarët e Kombeve të Bashkuara, përfaqësues të qeverisë, shoqërisë civile dhe organizatat e biznesit morën pjesë në konferencë. Anëtarët e NHRIs ndanë përvojat në lidhje me prioritetet dhe strategjitë për të përmirësuar zbatimin e normave të së drejtave të njeriut në kontekstin e sektorit të korporatave dhe diskutuan strategjitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të NHRIs.
Gjatë konferencës tema kryesore e diskutimeve të pjesëmarrësve ishte sigurimi i mbrojtjes shtetërore për individë dhe komunitete kundër abuzimit nga korporata, puna efektive me sektorin e biznesit për të parandaluar abuzimet, lehtësimi i qasjes në drejtësi për viktimat, mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm, si dhe të trafikimi i qenieve njerëzore.
Kjo Konferencë u mbyll me miratimin e “Deklaratës Edinburg”, e cila pasqyron përfundimet kryesore të konferencës, dhe thekson çështjet kryesore dhe prioritetet për ICC dhe anëtarët e saj në lëmin e të drejtave të njeriut dhe të biznesit.