AVOKATI i POPULLIT Z. SAMI KURTESHI, MORRI PJES NË TAKIMIN E OMBUDSMANËVE TË VENDEVE ISH JUGOSLLAVISË NË LUBJANË
Avokati i Popullit z. Sami Kurteshi, muar pjesë në takimin e ombudsmanëve të vendeve ish-jugosllavisë, e cila u organizua në Lubjanë, nga Institucioni i Ombudsmanit për të drejtat e njeriut të Sllovenisë.
Avokati i popullit z. Sami Kurteshi, mori pjesë në takimin e Ombudsmanëve të vendeve ish-Jugosllavisë, e cila u organizua në Lubjanë, nga Institucioni i Ombudsmanit i Sllovenisë për të drejtat e njeriut të
Pjesëmarrës në këtë takim, i cili ishte i kryesuar nga Ombudsmani i Sllovenisë për të drejtat e njeriut ishin po ashtu edhe z. Zdenka Čebašek – Travnik, Šućko Bakoviç, Avokati i Popullit të Malit të Zi, Znj. Jasminka Džumhur, z.Ljubomir Sandić dhe znj. Nives Jukić, Ombudsmanët e Bosnjës dhe Hercegovinës, z. Ixhet Memeti, Avokati i Poullit të Maqedonisë, si dhe Dejan Palič, Avokati i Popullit i Kroacisë.
Në këtë takim i cili ishte organizuar me iniciativën e Institucionit të Ombudsmanit të Bosnjës dhe Hercegovinës në përgjithësi është biseduar lidhur me shkeljet e supozuara të së drejtave të shtetasve të tyre, për të drejtat e njeriut në këto shtete të ish – Jugosllavisë.
Pjesëmarrësit vunë re se periudha e tranzicionit solli shumë vështirësi në përcaktimin e statusit të individëve në të gjitha këto shtete dhe ata nuk trajtohen në mënyrë të barabartë.Për takimin e dytë regjional për këtë viti do të përgatitet një deklaratë e përbashkët lidhur me Planifikimin dhe bashkëpunimin për çështje të caktuara të institucioneve të avokatit të popullit dhe zbatimin e të drejtave të njeriut në vendet e ish-Jugosllavisë.
Të drejtat në punë për punëtorët nga vendet e ish Jugosllavisë (punësimi, kujdesi shëndetësor, invalidor dhe sigurimin pensional) dhe ndihma në zbatimin e tyre, si dhe format e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ombudsmanëve të vendeve të ish Jugosllavisë dhe rajonit.
Në fund të takimit është nënshkruar deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve të takimit nëpërmjet së cilës kërkohet angazhim më i madh në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve emigrantë, pozitën dhe të drejtat e personave pa dokumente e identifikimit dhe format e mundshme të bashkëpunimit ndërmjet Ombudsmanëve.
Ne deklaratën e përbashkët po ashtu thuhet se Ombudsmanët duhet të mbrojnë drejtat e të gjithë punëtorëve pa marrë parasysh statusin e tyre.
Për këtë qëllim, është e nevojshme të miratohen ose të ndryshohen marrëveshjet dypalëshe ekzistuese ndërmjet vendeve dhe në këtë mënyrë të sigurohet respektimi i standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të këtyre punonjësve.
Po ashtu nevoja duhet siguruar përpjekjet për të siguruar të drejtat e barabarta që rrjedhin nga puna dhe që janë të garantuara për të gjithë punëtorët në vendet e veçanta.
Ne deklaratën të përbashkët mes tjerash thuhet:
Personat të cilët nuk kanë të rregulluar statusin e tyre ballafaqohen me probleme në të gjitha vendet në territorin e ish-Jugosllavisë. Këto probleme janë të lidhur edhe me legjislacion të veçantë të ish-shtetit të përbashkët-Jugosllavin. Ombudsmanët në veçanti do të angazhohen në çështjet të lidhura me statusin e qytetarëve ose banorëve të përhershëm, lidhur me sigurimin e dokumenteve të identifikimit dhe dokumenteve të tjera me rëndësi për ta. Është cekur nevoja për një angazhim më te madhe në mbrojtjen e të drejtave të romëve, si dhe krijimin e kushteve kryesore për ekzistencën e tyre.
Pjesëmarrësit e takimit u pajtuan që në takimin e ardhshëm të Ombudsmanëve nga vendet e territorit të ish-Jugosllavisë të debatohen çështjet e propozuara, siç janë marrëdhëniet ndërmjet Avokatit të Popullit dhe parlamentit, çështja e komunitetit romë si dhe temat të tjera aktuale.
Avokati i Popullit të Kosovës z. Kurteshi i ftojë pjesëmarrësit e këtij takimi të marrin pjesë në Konferencën ndërkombëtare e Institucionit të Avokatit të Popullit që do të mbahet në Prishtinë, ne fillim të dhjetorit 2010, me rastin e dhjet vjetorit të themelimit dhe punës së institucionit.