Avokati i Popullit të Kosovës me bashkëpunëtorët, vizitoi komunat me popullatë shumicë serbe Shtërpcën, Ranillugun dhe Kllokotin

11/07/2010

Z. Sami Kurteshi, Avokati i Popullit të Kosovës me bashkëpunëtorët, vizitoi komunat me popullatë shumicë serbe Shtërpcën, Ranillugun dhe Kllokotin.
Gjatë këtyre vizitave Avokatin i Popullit z. Kurteshi, në Shtërpce e priti kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq, në Kllokot Kryetari i Komunës Sasha Mirkoviq dhe në Ranillug nga nënkryetari i komunës z. Nebojsha Keniq.
Në këto takime me kryetarët e komunave është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në promovimin dhe të mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këto komuna me përbërje multi etnike.
Udhëheqësit e komunave gjatë këtyre takimeve kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe përkrahjen e plotë për punën dhe aktivitetet të Institucionit e Avokatit të Popullit në këto komuna. Po ashtu udhëheqësit komunal, kanë ofruar përkrahje logjistike dhe organizative në ditët e hapura të Avokatit e Popullit me qytetarë që parashihet të mbahet në koto komuna koha pas kohe dhe sipas nevojës.
Avokati i Popullit z. Kurteshi, i falënderoj përfaqësuesit e komunave për mikpritje dhe gatishmërinë e shprehur për bashkëpunim në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në këto komuna.