U.d i Ombudspersonit priti Komisionerin e Qeverisë Gjermane për të Drejta të Njeriut dhe Ndihmë Humanitare
Me qëllim të njohjes për së afërmi me nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut në Kosovë dhe me problmet që i prekupojnë qytearët në përgjithësi, Komisioneri i Qeverisë Federale të Gjermanisë për të Drejta të Njeriut dhe Ndihmë Humanitare z. Gunter Nooke i shoqëruar nga Zv/ambasadori gjerman në Kosovë z. Eckart Blaurock kanë vizituar Institucionin e Ombudspersonit me ç’rast janë takuar me U.d të Ombudspersonit z. Hilmi Jashari.
Përveç mandatit të Ombudspersonit, delegacioni gjerman u interesua për problemet e qytetarëve të Kosovës, veçanërisht të komuniteteve pakice me theks të veçantë tek ai serb si dhe për angazhimet e qeverisë së Kosovës për avancimin e pozitës së tyre.
U.d i Ombudspersonit z. Hilmi Jashari e njoftoi Komisionerin Gunter Nooke se problemet kryesore në Kosovë rrjedhin si pasojë e mosfunksionimit adekuat të tri shtyllave kryesore të pushtetit siç janë sistemi ligjor, gjyqësori dhe administrata.
Z. Jashari poashtu ngriti shqetësimin për konfuzionin ligjor që është krijuar në Kosovë si rrjedhojë e implikimit të pesë sistemeve ligjore.
Ndër temat e ngritura të takimit ishte edhe mos-definimi aktual adekuat i përgjegjësive UNMIK-EULEX-QEVERI që sipas Jasharit paraqet shqetësim dhe huti tek qytetarët e Kosovës kur kanë të bëjnë me adresimin e ankesave dhe çështjeve të tyre dhe që kontribuon në masë të shtuar edhe në rritjen e papërgjegjshmërisë së Qeverise.
Të dyja palët u pajtuan se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë më tepër për ngritjen e nivelit ekonomiko-social si dhe të gjindet një mënyrë më e mirë për informimin e qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre.