Hilmi Jashari është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Dragashit z. Salim Jonuzi.

25/04/2008

Me qëllim të njohjes për së afërmi me problemet e banorëve të Dragashit si dhe në kuadër të përpjekjeve për të gjetur menyra bashkëpunimi me qeveritarët lokal, U.d i Ombudspersonit z. Hilmi Jashari është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Dragashit z. Salim Jonuzi.
Komuna e Dragashit, e cila përbëhet nga komuniteti shqiptar dhe ai goran, ankohet se është e neglizhuar nga Qeveria e Kosovës. Z. Jonuzi e njohtoi U.d të Ombudsperspnit se si rrjedhojë e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe perspektivës së përgjithshme të kësaj komune, numri i banorëve që migrojnë nëpër vende të tjera është duke shënuar rritje.
Ndonëse, sipas kreut të kësaj komune, bashkëjetesa ndërmjet komuniteteve është e mirë tradicionalisht, z. Jonuzi shfaqi shqetësim serioz për ndërhyrjen e Qeverisë së Serbisë në rrogat e mësimdhënësve, gjë e cila, sipas tij ka krijuar vështirësi për bashkëpunim dhe bashkërendmim të jetesës së përbashkët si dhe divergjenca në planprogramin arsimor.
Gjatë këtij takimi, U.d i Ombudspersonit z. Jashari e siguroi Kryetarin e Komunës së Dragashit z Jonuzi, se Institucioni i Ombudspersonit do të mbajë raporte të ngushta pune me këtë komunë në kuadër të përmirësimit të jetesës së banorëve të kësaj ane.