U.d i Ombudspersonit u takua me Kryetarin e Prishtinës
Në kuadër të përpjekjeve të Institucionit të Ombudspersonit për ngritjen e nivelit të bashkëpunimit me Komunën e Prishtinës, U.d i detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Prishtinës z. Isa Mustafa.
Gatë këtij takimi, z. Jashari e njoftoi z. Mustafa me disa ankesa të qytetarëve të Komunës së Prishtinës që i janë drejtuar Institucionit të Ombudspersonit edhe gjatë viteve të kaluara që kanë të bëjn me eksproprijimin e tokave si dhe me aspektin ligjor për pocesin e shpërndarjes së kiosqeve në Komunën e Prishtinës.
Duke e pranuar se problemet me prona paraqesin një nga sfidat më të mëdha për Komunën e Prishtinës, z. Mustafa tha se departamenti i pronës i themeluar brenda kësaj Komune është duke bërë përpjekje për identifikimin e këtyre problemeve dhe me zgjidhjen e tyre.
Z. Mustafa, duke çmuar punën e Institucionit të Ombudspersonit tha se qytetarët e Kosovës janë me fat për ekzistimin e institucioneve që mbikqyrin të drejtat e tyre, si dhe shprehu përkushtimin e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim në kuadër të avancimit të të drejtave të njeriut në qytetin e Prishtinës.