Ombudspersoni bën të ditur se Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut nuk aplikohet për procedurat gjyqësore lidhur me çështjet e punësimit të shërbyesve civil
Institucioni i Ombudspersonit sot, me datë 28 shkurt 2008, ka lëshuar një raport lidhur me zvarritjen e procedurës gjyqësore nga Gjykata e Qarkut në Prishtinë, lidhur me rastin e Ajet Kaqiut, i cili pas përfundimit të konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1999, kishte kërkuar që të kthehet në vendin e punës prej të cilit është larguar në vitet 90-ta nga pushteti Jugosllav.
Ankuesi kishte paraqitur kërkesa para Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për ty kthyer në punë si Inspektor i Komunës së Prishtinës.
Ankuesi ankohet se procedura për trajtimin e kërkesës së tij në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, që ka zgjatur nga maji 2003 deri në prill të vitit 2005 ka qenë e tejzgjatur.
Në raport, Ombudspersoni konstaton se sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, procedurat gjyqësore lidhur me çështjet e puësimit brenda shërbimit civil nuk mbrohen nga parimi për gjykim të drejtë sipas paragrafit 6 të Konventës nëse pozita në fjalë ushtron autoritet shtetëror. Kjo vjen si rrjedhojë e faktit se nëse një shërbyes civil është “dorë e shtrier” e pushtetit, ai nuk mbrohet nga të gjitha masat e të Drejtave të Njeriut pasi që të Drejtat e Njeriut janë të drejta që qytetarët i gëzojnë ndaj pushtetit. Në rastin në fjalë, pozita e inspektorit të tatimeve ushtron fuqinë e tillë të pushtetit, rrjedhimisht, procedurat gjyqësore lidhur me këtë pozitë nuk mbrohen nga Konventa e lartë shënuar për të Drejtat e Njeriut (paragrafi 6 i Konventës)