Institucioni i Ombudspersonit lëshon raport lidhur me zvarritjen e procedurave gjyqësore

27/02/2008

Sot, me datë 27 shkurt 2008, Institucioni i Ombudspersonit ka lëshuar një raport lidhur me zvarritjen e procedurës gjyqësore nga Gjykata e Qarkut në rastin e Ismet Istogut i cili kishte qenë në konflikt me Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi që nga përjashtimi i tij nga puna në vitin 1995.
Pas vitit 1999 ankuesi ishte kthyer në vendin e tij të mëparshëm për t’u larguar përsëri përmes një konkursi të brendshëm në vitin 2001 ku kishte konkuruar edhe au nëpërmes së cilit pozita ishte plotësuar nga një femër me arsyetimin se femrave duhet dhënë përparësi. Pas ankesave që ankuesi i kishte drejtuar Ekxekutivit të Drejtorinsë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronësi, i ishte drejtuar edhe Gjykatës Komunale kurse në vitin 2002 pas ankesës së tij, lënda i ishte bartur Gjykatës së Qarkut .
Në vitin 2005, Gjykata e Qarkut kishte formouar një panel prej tre gjyqtarëve që të merret me çështjen e ankuesit. Në të njëjtën ditë, ky panel vendosi që çështja të rikthehet në Gjykatën Komunale mbi bazë se, Gjykata Komunale, gjatë marrjes së aktgjykimit, kishte bërë shkelje substanciale të ligjit të procedurës civile .Gjykata e Qarkut vërejti se padia e ankuesit nuk tregonte në mënyrë të qartë nëse ankuesi kishte kërkuar nga gjykata që të anuloj vendimin e vitit 2001 apo ai kishte kërkuar që të anulohet shpallja. Prandaj, Gjykata e Qarkut kërkoi nga Gjykata Komunale që ta udhëzojë ankuesin që ta precizojë ankesën e tij. Më pas, Gjykata Komunale kishte marrë një vendim në favor të ankuesit, mirëpo kishte pasuar ankesa e të paditurës kundër këtij vendimi dhe çështja ndodhet ende në pritje për t’u zgjidhur në Gjykatën e Qarkut.
Në bazë të hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin në fjalë, Institucioni i Ombudspersonit konstaton se komplekstiteti i rastit në fjalë nuk ishte në diskutim në procedurën ankimore pasi që gjatë kësaj procedure Gjykata e Qarkut nuk ka hyrë në shqyrtimin meritor të çështjes,duke u fokusuar vetëm në formulimin e padisë së ankuesit.
Megjithatë, aspektet formale të çështjes nuk dukej të ishin komplekse.
Poashtu, informatat në dispozicion të Ombudspersonit nuk sugjerojnë se ankuesi ose e paditura kanë kontribuar në ndonjë vonesë për tri vjet e gjysmë para Gjykatës së Qarkut.
Sa i përket sjelljes së autoriteteve gjyqësore, Ombudspersoni vëren se sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut, në përgjithësi kontestet e punës kërkojnë kujdes të veçantë nga ana e gjykatave kompetente
Ndonëse korrospodencat e pranuara nga Kryetari i Gjykatës së Qarkut pohojnë se shkak i shtyrjes së procesit gjyqësor është mungesa e gjyqtarëve si dhe numri i madh i rasteve që presin zgjidhje, Ombudspersoni vëren se Gjykata evropiane për të drejtat e njeriut ka konfirmuar që mbingarkesa me çështje nuk është e mjaftueshme për të arsyetuar vonesën në procedura, pasi që autoritetet publike janë të obliguara të organizojnë sistemin e tyre ligjor në atë mënyrë që gjykatat e tyre t’i procedojnë ankesat në mënyrë efikase.
Gjatë zbatimit të parimeve të lartëpërmendura në çështjen konkrete, Ombudspersoni përkujton që pas vitit 1999, sistemi gjyqësor në Kosovë ishte riorganizuar nga UNMIK-u. Deri sa është e qartë se ky proces riorganizimi ka zgjatur për një kohë, Ombudspersoni vëren se që nga vitit 1999 shumë gjykata në Kosovë vazhdojnë të ankohen se nuk kanë numër të mjaftueshëm të gjykatësve për t’u marrë me numrin e madh dhe në rritje të vazhdueshme të çështjeve të pa kryera . Prandaj, ky problem nuk mund të konsiderohet si gjendje e përkohshme, madje as nuk janë ndërmarr veprime të menjëhershme adekuate për të përmirësuar këtë gjendje
Ombudspersoni vëren se kjo çështje ishte dhe vazhdon të jetë e rëndësisë së posaçme për ankuesin, pasi që ai ende është i interesuar për punësim.
Duke u bazuar në atë që u tha më lartë, Ombudspersoni konkludon që ka pasur shkelje të së drejtës së ankuesit për një proces të rregullt brenda një afati të arsyeshëm kohor të garantuar me anë të Konventës evropiane mbi të drejtat e njeriut, prandaj i rekomandon kryetarit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë që të ndërmerr hapa urgjent për të nxjerrë një vendim pa ndonjë vonesë të mëtejshme duke pasur parasysh se çështja e ankuesit është në pritje për t’u zgjidhur për gati gjashtë vjet.
Veç kësaj, Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit rekomandon që Kuvendi i Republikës
së Kosovës, do të duhej që, pa vonesë të panevojshme të fillojë diskutime me të gjitha
organet kompetente dhe institucionet e Kosovës mbi përpilimin e një instrumenti ligjor që
do të përbënte një mjet efektiv në kuptim të nenit 13 të Konventës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, që siguron lehtësim në formë të parandalimit apo kompensimit lidhur
me ankesat për zvarritje të tepruar të procedurës në rastet civile.
Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit rekomandon që kryetari i KGJK- së do të duhej që, pa ndonjë vonesë të panevojshme të shtyj përpara zbatimin dhe të shqyrtoj përparimin e strategjisë së grupit punues lidhur me çështjet pronësore dhe të inicioj diskutime mbi strategjitë e ngjashme për të shqyrtuar kontestet nga marrëdhënia e punës dhe në përgjithësi kontestet civile me qëllim të përmirësimit të mbingarkesës së rasteve, të inicioj diskutime për strategji të reja për emërimin e më tepër gjyqtarëvesi dhe të iniciojë diskutime se si të përmirësoj menaxhimin e rasteve në të gjitha gjykatat e Kosovës.