U.d i Ombudspersonit z. Hilmi Jashari u takua me kryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit z. Ramadan Muja
Në kuadër të takimeve që U.d i Ombudspersonit z. Hilmi Jashari ka filluar me liderët e pushtetit qendror dhe lokal të Republikës së Kosovës, sot është takuar me kryetarin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, z. Ramdan Muja.
Qëlimi i takimit të U.d të Ombudspersnonit me Kryetarin e KK të Prizrënit ishte informimi mbi punën dhe mandatin e Institucionit të Ombudspersonit si dhe ndërtimi i raporteve të mirëfillta me Kuvendin e ri Komunal të Prizrenit.
Kryetari i KK të Prizrenit z. Muja i cili shprehu mirënjohje për punën e deritanishme të Institucionit të Ombudspersnit gjatë takimit me z. Jashari shprehu gatishmëri për bashkëpunim. Ai poashtu e garantoi z. Jashari se rekomandimet që do të dalin nga Institucioni i Ombudspersonit do të zbatohen me përpikmëri.
Gjatë këtij takimi, z. Jashari poashtu ngriti disa ankesa të qytetarëve të Prizrenit që kanë të bëjnë me eksproprijimet e tokave në rrugën tranzit për Gjakovë si dhe me deminimin e tokës në fshatin Mile me qëllim të ruajtjes së jetës së banorëve të asaj ane si dhe të mundësimit të lëvizjes së lirë, çwshtje këto, për të cilat morri premtimet e z. Muja për marrjen e masave adekuate.