Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit Hilmi Jashari vizitoi aktivistin e lëvizjes ”Vetëvendosje” Albin Kurtin
Gjatë vizitës në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, U.d i Ombudspersonit z. Hilmi Jashari u takua me aktivistin e “Vetëvendosje”-s Albin Kurtin me të cilin bisedoi për kushtet në këtë qendër të paraburgimit në përgjithësi si dhe për trajtimin e tij nga sistemi i drejtësisë në veçanti.
Z. Kurti, njoftoi U.d të Ombudspersonit lidhur me pamundesinë e vazhdueshme per mbrojtje adekuate duke marrë parasysh se deri me tani, gjatë procesit për gjykimin e tij janë emeruar 6 mbrojtës prej te cilëve disa kanë refuzuar te mirren me rastin, një është shfuqizuar per arsye procedurale kurse një tjetër është përjashtuar.
Për Ushtruesin e detyrës së Ombudspersonit kjo çeshtje paraqet shqetesime serioze për shkak të pabarazisë së armëve me prokurorinë. Z. Jashari poashtu ka shfaqur dyshimin se caktimi i seancës së datës 5 shkurt 2008 brenda një periudhë një javore nga seanca e fundit nuk siguron hapësirë për përgatitje për sigurimin e mbrojtjes adekuate efektive.
Sipas Albin Kurtit, i cili fillimisht ishte sjellur në këtë qendër paraburgimi si i burgosur i kategorisë A, dëshmi për pohimet e tij lidhur me këtë proces janë edhe faktet filmike të gjata rreth tridhjetë orë që gjykata duhet t’i shqyrtojë brenda njëzet e katër orëve, kohë kjo kur pritet të mbahet seanca gjyqësore kundër tij.
Z. Jashari e informoi z. Kurti se rikthimi i kompetencave të Ombudspersonit nga ana e UNMIK-ut për hetime ndaj anëtarëve të këtij misioni, ka hapur mundësinë për përfundimin e hetimeve të filluara nga ana e Institucionit të Ombudspersonit lidhur me protestat e 10 shkurtit 2007 duke i përfshirë edhe anëtarët e UNMIK-ut.
Gjatë vizitës në qendrën e paraburgimit në Prizren, z. Jashari poashtu ka evidentuar probleme të tjera që nuk përputhen me standarded ndërkombëtare për burgjet siq është mbipopullimi i dhomave , mungesa e dritës së mjaftueshmë natyrore, etj. Lidhur me këto çështje, U.d i Ombudspersonit do t’i drejtohet autoriteteve kompetente për ndërmarrjen e masave urgjente