Institucioni i Ombudspersonit, promovoi Përmbledhjen e ligjeve për të drejtat e fëmijëve

16/01/2008

Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e të drejtave të fëmijëve, Institucioni i Ombudspersonit, publikoi Përmbledhjen e ligjeve ndërkombëtare dhe vendore për të drejtat e fëmijëve.

Gjatë promovimit të kësaj përmbledhje të ligjeve U.d. së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, theksoi se qëllimi kryesor ishte që t’i mundësohet institucioneve dhe organizatave, po ashtu edhe individëve që merren me këtë problematik qasje më lehtë në konventat ndërkombëtare dhe ligjet kryesore të vendit lidhur me të drejtat e fëmijëve.
Arsyeja që na ka bind për një iniciativë të tillë , ka qenë niveli i ulët i mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve në Kosovë dhe promovimi i pamjaftueshëm lidhur me këto të drejta.
U.d. së Ombudspersonit, z. Jashari, po ashtu shprehi besimin se me botimin e kësaj Përmbledhjeje, jo vetëm për institucionet qeveritare dhe organizatat joqeveritare, por për të gjithë shoqërinë kosovare është krijuar një mundësi më e mirë për nga aspekti i informimit si dhe nga aspekti i rritjes së vetëdijesimit për të drejtat e fëmijëve.
Në promovimin e Përmbledhjes morën pjesë përfaqësuesit e institucioneve qeveritare dhe organizatave jo-qeveritare, ti cilët punën e institucionit edhe me këtë rast e vlerësuan lart duke cekur domosdoshmërinë e bashkëpunimit më afërt me Ombudspersonit si institucion i pavarur për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
U.d. falënderoi për përkrahje domedhënse qeverinë Norvegjeze për ndihmën e ofruar në botimin e përmbledhjes së lart përmendur.
Përmbledhje në fjalë e cila është botuar me përkrahjen financiare të qeverisë Norvegjeze, do të shpërndahet falas organizatave qeveritare dhe joqeveritare.
Përmbledhja cila është përgatitur nga njësia speciale për të drejtat e fëmijëve të Ombudspersonit, është botuar në gjuhën shqipe dhe serbe.