Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit: Gjendje shumë e rëndë e fëmijëve me aftësi të kufizuar

18/12/2007

Në kuadër të përpjekjeve të Institucionit të Ombudspersonit për të avancuar pozitën e personave me aftësi të kufizuara në shoqërinë kosovare, Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari ka vizituar Qendrën burimore „Përparimi“ në Prishtinë e cila mirret me aftësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar.
„Mungesa e kushteve adekuate për zhvillimin e mësimit dhe mungesa e përkushtimit të mjaftueshëm të institucioneve është diskriminim i vazhdueshëm që po bëhet ndaj fëmijëve me nevoja të veçanta dhe rrjedhimisht e vështirëson integrimin e tyre në shoqëri“ tha z. Jashari gjatë vizitës në shkollën speciale „Përparimi“ në Prishtinë.
Dejtoresha e kësaj qendreje znj. Igballe Asllani i informoi zyrtarët e Institucionit të Ombudspersonit se në këtë shkoll mësimi vijohet nga njëqind e dy fëmijë me aftësi të kufizuar. Duke folur për kushtet e vështira të shkollës Znj Asllani cila theksoi se për t’i zhvilluar aktivitetet e tyre kanë në dispozicion vetëm njëqind e njëzet metra katrorë, poashtu potencoi se transporti që iu ofrohet nuk i përshtatet aspak nevojave të tyre.
Faktor tjetër shqetësues për Ushtruesin e detyrës së Ombudspersonit, i cili duhet të shihet në mënyrë të njejtë edhe nga organet qeverisëse është privimi i fëmijët me aftësi të kufizuara nga e drejta për të gëzuar ndihmë materiale. Prandaj, z. Jashari iu bëri thirrje autoriteteve kompetente që sa më shpejtë të aprovojnë një program që parasheh përfshirjen e këtyre fëmijëve në sistemin social të Kosovës në mënyrë që të krijohet mbështetje për zhvillim adekuat.
z. Jashari poashtu potencoi domosdoshmërinë për shtimin e përkrahjes nga pushteti lokal dhe qendror për shkollën „Përparimi“ e cila funksionon si qendër burimore dhe e cila ka një funksion shumë të rëndësishëm që cila synon integrimin e fëmijëve me me aftësi të kufizuar në sistemin e përgjithshëm të arsimit në Kosovë