Kryesuesi i Misionit te OSBE-se ne largim ne Kosove i ben thirrje autoriteteve per me shume perkushtim ndaj Institucionit te Ombudspersonit
Misioni i OSBE-së në Kosovë do të vazhdoi në përkrahjen e punës vendimtare të Institucionit të Ombudspersonit, ishte mesazhi ndarës i Kryesuesit të Misionit në largim i OSBE-së, Ambasadori Werner Wnendt, kur u takua sot me Ushtruesin e Detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari.
Duke theksuar rëndësinë e rolit udhëheqës të Institucionit të Ombudspersonit në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut të të gjithë Kosovarëve, Ambasadori Wnendt e lavdëroi punën e palodhshme të Institucionit pa marrë parasysh pasigurinë financiare, statusit ligjor të pazgjidhur, dhe harresës së vazhdueshme nga caktimi i shumë vonuar i Ombudspersonit vendor.
Ishte OSBE-ja ajo që themeloi Institucionin e Ombudspersonit në vitin 2000. Që nga ajo kohë dhe gjatë gjithë periudhës së qëndrimit në detyrë të Ambasadorit Wnendt, OSBE-ja ka siguruar Institucionin me përkrahje esenciale operacionale, financiare dhe me ekspertë. Ambasadori vëzhgoi largimin e Ombudspersonit ndërkombëtar, hartimin e legjislacionit të ri dhe fazat përfundimtare të transferimit të Institucionit në duart vendore. Largimi i tij vjen në kohën kur Institucioni kërkon të arrij më shumë përkrahje financiare, ligjore dhe politike nga autoritetet Kosovare.
“Jam i lumtur që po e lë Institucionin e Ombudspersonit në duar të sigurta,” tha Ambasadori, “por do të ndihesha më mirë kur të kisha ditur se autoritetet Kosovare do të ishin po aq të përkushtuara ndaj Institucionit ashtu siç është OSBE-ja.”
Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit falënderoi Ambasadorin Wnendt për përkrahjen e tij të vazhdueshme ndaj Institucionit gjatë dy viteve e gjysmë të kaluara, duke siguruar atë se trashëgimia e përkrahjes së tillë do të ndihet kohë të gjatë në të ardhmen e Institucionit.