Kryetari i Kuvendit të Kosoves premton debat me kohe mbi raportin e shtatë vjetor të Institucionit të Ombudspersonit
Sot Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Kolë Berisha në takim me Ushtruesin e detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari, premtoi që të siguroi një debat parlamentar me kohë mbi rekomandimet e ofruara në raportin e shtatë vjetor të Institucionit të Ombudspersonit (2006-2007).
Duke përfshirë periudhën kohore prej muajit korrik 2006 deri në qershor 2007, raporti i shtatë vjetor i Institucionit paraqet vlerësimet e Ushtruesit të detyrës së Ombudspersonit mbi çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut sot në Kosovë. Ai po ashtu ofron rekomandime që synojnë asistimin e Kuvendit në zgjidhjen e shumë problemeve me të cilat përballen sot Kosovarët kur kanë të bëjnë me institucionet lokale.
Sot, mbi gjashtë javë që nga lëshimi i raportit më 11 korrik, raporti vjetor megjithatë duhet të shtrohet në tavolinë për debat parlamentar.
“Ne duam ti ndihmojmë Kuvendit në prekjen e këtyre çështjeve,” i tha Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit sot z. Berisha. “Por ne mund ti ndihmojmë Kuvendit dhe popullit të Kosovës vetëm nëse rekomandimet tona adresohen shpejtë dhe në mënyrën e duhur.”
Duke i ofruar përkrahjen e tij të plotë Institucionit të Ombudspersonit, z. Berisha premtoi se raporti vjetor do të shtrohet për debat në Kuvend sa më shpejtë. Ai po ashtu e siguroi Ushtruesin e detyrës së Ombudspersonit se rekomandimet e Raportit do të luajnë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e punës së degëve gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative në Kosovë.
Gjatë periudhës së shtatë të raportimit vjetor, mbi 4,600 njerëz e kontaktuan Institucionin e Ombudspersonit për të paraqitur ankesa formale; kjo pothuajse ishte 500 më shumë se gjatë periudhës së mëhershme raportuese. Janë mbajtur më shumë se 100 Ditë të Hapura në zyrat e Institucionit kudo në Kosovë, dhe pothuajse janë regjistruar 700 ankesa.
Raporti i shtatë vjetor (2006-2007) është postuar në ueb sajtin e ri të Institucionit të Ombudspersonit: www.ombudspersonkosovo.org