Ushtruesi i detyrës së Ombduspersonit: Jetët në rrezik për shkak të mosfunksionimit të aparatit mjeksor
Ushtruesi i detyrës z. Hilmi Jashari shpreh brengën e madhe lidhur me dështimin e Qeverisë së Kosovës për sigurimin e funksionimit të aparatit koronarografik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Aparati i blerë në vitin 2003, me çmim prej mbi 1.3 milion eurove, është i destinuar për të bërë skenimin e zemrës së pacientëve që janë në gjendje potenciale të rrezikshme për jetë. Përdorimi i tij, veçanërisht është i rëndësishëm për pacientët që nuk kanë mundësi të dalin jashtë vendit për trajtim mjeksor. Sot, rreth katër vjet më vonë nga blerja e tij, aparati ende nuk është funksional.
´´QKUK posedon teknologji të klasës botërore që do të mund të shpëtonte jetën e pacientëve të sëmurë nga zemra e cila nuk mund të funksionojë pa një monitor specifik dhe mjetet programuese që nuk do të kushtonin më shumë se disa mijëra euro. Siatuata është absurde dhe shqetësuese´´ tha z. Jashari sot.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit ka filluar hetimet rreth këtij rasti në qershor të vitit 2006, duke kërkuar informata nga Ministri i Shëndetësisë për veprimet që ishin planifikuar për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Ministri është përgjigjur në korrik të vitit 2006 duke siguruar se paisjet e nevojshme për funksionalizimin e aparatit koronarografik do të bliheshin ´´së shpejti´´.
Pasi që Ministria kishte dështuar për të ndërmarrë ndonjë veprim gjatë muajve pasues, Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit ka përsëritur kërkesën e tij në letrat e drejtuara në adresë të Kryeministrit Çeku në shkurt dhe qershor 2007.
Përkundër kërkesave të përsëritura gjatë 12 muajve, aparati koronarografik në QKUK ende nuk është funksional.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersont i bën thirrje Kryeministrit dhe Ministrit të Shëndetësisë, në bashkëpunim me QKUK-në, të ndërmarrin hapa urgjent për ta zgjidhur këtë çështje. Duke përfunduar, ai ka thënë se ´´ në vend të evitimit të masave urgjente, përgjegjësit për blerjen e paisjeve jo të shtrenjta, mund të shpëtojnë jetë´.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit do të vazhdojë me monitorimin e kësaj çështjeje deri në arritjen e zgjidhjes përfundimtare.