Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë i dorëzoi raportin e tij të shtatë vjetor (2006-2007) Kuvendit të Kosovës

11/07/2007

Raporti i shtatë vjetor i Institucionit të Ombudspersonit përfshin një vlerësim nga Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari për çështjet më të rëndësishme të t&eum

Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë publikon raportin e shtatë vjetor (2006-2007)
Sot, Institucioni i Ombudspersonit në Kosovë i dorëzoi raportin e tij të shtatë vjetor (2006-2007) Kuvendit të Kosovës.
“Ky vit ka qenë pa dyshim edhe një vit tjetër i mbushur me sfida për Institucionin e Ombudspersonit,” tha ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari sot në kumtesën për shtyp. “Administrata ndërkombëtare vazhdon të veproj jashtë mandatit të Ombudspersonit. Kuvendi i Kosovës ende nuk ka emëruar Ombudspersonin vendor, dhe ende nuk është miratuar legjislacioni i Kuvendit të Kosovës i paraparë për të forcuar rolin e Institucionit të Ombudspersonit”.
Derisa pranoi të arriturat e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit të kaluar në themelimin e një kornize të duhur ligjore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, z. Jashari paralajmëroi që problemi në zbatimin efikas të sundimit të ligjit vazhdon. Ai shtoi se sistemi gjyqësor i Kosovës ende “shikohet me mosbesim nga vetë njerëzit që do të duhej t’i shërbejë”, dhe dega ekzekutive e IPVQ-ve ende “karakterizohet me papërgjegjësi dhe mungesë të dedikimit ndaj procesit të hapur dhe përgjegjës të vendimmarrjes”.
Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit i bëri thirrje autoriteteve dhe gjykatave të ikin nga retorika politike dhe t’i dedikohen ballafaqimit me sfidat më të cilat përballen njëherazi të gjithë Kosovarët. Ai përfundoi me vlerësimin se “rindërtimi i besimit mes komuniteteve dhe luftimi i varfërisë, papunësisë, krimit të organizuar, diskriminimit dhe dhunës kërkon politika të freskëta, guximtare dhe të qëndrueshme nga autoritetet. Më shumë nga të gjitha këto kërkon, dedikim dhe respektim të sundimit të ligjit”.
Kumtesa e sotme për shtyp gjithashtu u adresua edhe nga Zëvendës Ombudspersoni z. Ljubinko Todorovic, i cili paraqiti një pamje të përgjithshme të aktiviteteve dhe statistikave të Institucionit të Ombudspersonit gjatë vitit që lamë pas.
Mbi 4,600 njerëz kontaktuan Institucionin për të parashtruar ankesa zyrtare apo për të kërkuar këshillë dhe asistencë; e kjo ishte pothuajse 500 më shumë se sa gjatë periudhës së raportimit të mëhershëm. Më shumë se 100 ditë të hapura u mbajtën në zyrat e Institucionit në Kosovë, dhe janë regjistruar pothuajse 700 ankesa.
“Më shumë se një e treta e këtyre ankesave ishin nga komuniteti Serb dhe minoritetet tjera,” vuri në pah z. Todorovic. “Kjo me të vërtetë shpjegon se Institucioni i Ombudspersonit po përpiqet të mbrojë të drejtat e të gjithë Kosovarëve. Dhe fakti që shifrat po rriten gjithnjë e më shumë secilën vit thotë po aq shumë për dedikimin tonë sa që thotë edhe për mungesën e autoriteteve për të”.
Duke përfshirë periudhën prej 1 korrik 2006 deri 30 qershor 2007, raporti i shtatë vjetor i Institucionit të Ombudspersonit përfshin një vlerësim nga Ushtruesi i Detyrës së Ombudspersonit z. Hilmi Jashari për çështjet më të rëndësishme të të drejtave të njeriut sot në Kosovë. Ky raport gjithashtu paraqet një përzgjedhje të përmbledhjeve të rasteve dhe raporteve të Institucionit të Ombudspersonit, si dhe një pamje të përgjithshme të aktiviteteve dhe statistikave të vitit të kaluar.
Raporti vjetor është në dispozicion në ueb faqen e re të Institucionit, i cili gjithashtu u lansua në kumtesën e sotme për shtyp. Faqja e re është postuar në ueb adresën ekzistuese të Institucionit: www.ombudspersonkosovo.org.