Tetëmbëdhjetë muaj heshtje: Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit nxjerrë një raport mbi dështimin e autoriteteve komunale në Skenderaj dhe Mitrovicë për të bashkëpunuar
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit ka nxjerr sot një raport special lidhur me dështimin e autoriteteve komunale në Skenderaj dhe Mitrovicë për të bashkëpunuar me Institucionin e Ombudspersonit në Kosov&
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit ka nxjerr sot një raport special lidhur me dështimin e autoriteteve komunale në Skenderaj dhe Mitrovicë për të bashkëpunuar me Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë.
Dështimi i vazhdueshëm për tu përgjigjur në kërkesat e institucionit për informata për më tepër se një vit e gjysmë paraqet një mospërfillje flagrante të autoriteteve të dy komunave për ligjet e Kosovës dhe për autoritetin e dhënë Ombudspersonit.
Ky raport special i dërguar Kuvendit të Kosovës i bënë thirrje Ministrit të Pushtetit Lokal dhe Ministrit për Arsim, Shkencë dhe Teknologji që të sigurojnë që autoritetet komunale në Skenderaj dhe Mitrovicë “ të përgjigjen pa ndonjë vonesë të mëtutjeshme në kërkesat e mëparshme dhe të ardhshme dhe në ndërhyrjet e Institucionit të Ombudspersonit”.
Obligimet e autoriteteve lokale ndaj institucionit janë të përcaktuara me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2006/6 mbi Institucionin e Ombudspersonit në Kosovë si dhe me Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë