VIZITA E Z. ENVER KURTOLONIT NE IOK

19/12/2006

Administratori i personave të shurdhër z. Enver Kurtoloni, sot vizitoi Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës, ku u takua me z. Hilmi Jasharin, Ushtrues i detyrës së Ombudspersonit

INSTITUCIONI I OMBUDSPERSONIT në KOSOVË
Gjatë takimit, Administratori i personave të shurdhër z. Enver Kurtoloni me ndihmën interpretuesës të gjuhës së shenjave, prezantoi situatën e të njerëzve të kësaj kategorie në shoqërinë kosovare.
Z. Kurtoloni duke informuar z. Jasharin me problemet dhe vështërsit me të clët balafaqohen në jetën e përditshme, vuri në dukje moskënaqsinë me interesimin e shoqërisë për problemet e tyre, si dhe brengosjen për sjeljet diskriminuese ndaj njerëzve të kësaj kategorie

U.d. z. Hilmi Jashari pas këtij takimi në bazë të dëshmive të prezantuara nga Administratori z. Kurtoloni, vendosi që hapë hetime lidhur me pretendimet lart të cekura, duke theksuar si shqetësuese për një shoqëri kur kjo kategori e personeve nuk mund të realizoj të drejtat themelore, ku në mungesë të interpretëve të shenjave dhe për problemet tjera të përdisthsme, nuk mund ti kryen punë në institucionet administrative.
Gjatë këtij takimi Z. Jashari, theksoi se është obligim i institucioneve që të krijojnë kushte në të cilat kjo kategori e personave nuk do të ndihej të diskriminuar në shoqëri.