VIZITA E ZYRTAREVE GREK NE IOK
Drejtori i Qendrës Ndrëkombëtar për Tranzicion Demokratik në Budapest, Ambasadori Dr. Istvan Gyarmati dhe z. Attila Komlos këshiltar të programit, sot vizituan Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës
Drejtori i Qendrës Ndrëkombëtar për Tranzicion Demokratik në Budapest, Ambasadori Dr. Istvan Gyarmati dhe z. Attila Komlos këshiltar të programit, sot vizituan Institucionin e Ombudspersonit të Kosovës, ku u takuan me U.D. Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari.
Gjatë takimit, z. Hilmi Jashari, duke informuar mbi punën dhe aktivitetin e Institucionit, në veçanti, foli për sfidat dhe synimet e Institucionit të Ombudspersonit, si i vetmi mekanizëm për mbrojtjen e të të drejtave të njeriut të gjithë qytetarëve në Kosovë.
Z. Jashari gajtë këtij takimi shprehu gadishmërin e institucionit për bashkpunim me Qendrën në Budapest, duke parë parasyshë rolin e IOK në ruajtjen e të të drejtave të njeriut si dhe kontributin e saj në demokratizimin e shoqërisë në Kosovë.
Ambasadori Dr. Istvan Gyarmati gjati këtij takimi, i ofrojë ndihmë dhe mbështetjen e Qendrës për Tranzicion Demokratik në zhvillimin dhe forcimin e rolit të tij në shoqërin kosovare. Ai në veqanti shprehu gatishmërinë e Qendrës, në drejtim të realizimit të një bashkpunimi ndërmjet përfaqësuesve të institucioneve të ombudsmanëve të të dyja vendeve, si dhe bashkpunimi i parlamentarëve Hungarez dhe Kosovar në fushën e të drejtave të njeriut.