TAKIMI I U.D TE OMBUDSPERSONIT ME MINISTRIN E DREJTESISE

08/06/2006

Në këtë takim z. Jashari, duke folur për zhvillimin e procesit të kosovarizimit të institucionit, theksoj nevojën për një bashkëpunim më të afërt me institucionet e Kosovës në ve
Z.Hilmi Jashari, u.d. i Ombudspersonit të Kosovës, sot u takua me z. Jonuz Salihaj, Ministër I Drejtësisë të Kosovës.
Në këtë takim, po ashtu u cek edhe rëndësia e sigurimit të mekanizmave përkatës ligjor për punë efektive e të pavarur të Institucionit dhe domosdoshmëria e sigurimit të veprimeve nga ana e autoriteteve të pushtetit vendor ndaj shqetësimeve lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Ministri i Drejtësisë z. Salihaj, duke cekur se institucioni i Ombudspersonit të Kosovës është një institucion shumë më rëndësi, siguroi përkrahjen maksimale për të çuar drejtësinë në vend të duhur.
Z.Salihaj njëkohësisht theksoj se puna e Ministrisë së Drejtesisë e cila është duke i bartur kompetencat nga Departamenti i Drejtësisë së UNMIK-ut, ka një rëndësi të madhe për vendosjen e autoritetit të ligjit në Kosovë.