RAPORT I IOK-SË: KOMISIONI I IPVQ-VE DUHET TË PËRMBUSHË PREMTIMIN PËR PUNËSIM
Institucioni i Ombudspersonit në Kosovoë (IOK) ka publikuar një raport lidhur me një shërbyes të lartë civil
Më 25 prill 2006, Institucioni i Ombudspersonit në Kosovoë (IOK) ka publikuar një raport lidhur me një shërbyes të lartë civil, të cilit i ishte premtuar një vend i ri pune por ai vend nuk i ishte dhënë. Në këtë raport, IOK gjeti se për arsye se pretendimi legjitimi i ankuesit që do të caktohej në një post të ri nuk është realizuar, atij i është shkelur e drejta për të gëzuar pasurinë e tij.
Shërbyesi civil, z. Ruzhdi Sefa, kishte punuar si Sekretar i Permanent për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Në nëntor 2003, pas disa mosmarrëveshjeve midis z. Sefa dhe Ministrit përkatës, Komisioni për Emërime të Larta Publike (KELP) nxorri vendim me të cilin e dërgonte atë në pushim me pagesë. Në janar 2004, KELP nxorri një vendim tjetër me të cilin z. Sefa duhej të enërohej në një post tjetër të nivelit ngjashëm dhe me pageë të ngjashme brenda IPVQ-ve.
Pas këtij vendimi, ankuesi më nuk e morri pagën por përkundër kërkesave të vazhdueshme dhe letrave ai nuk u caktua në post të ri. Në qershor 2004, z. Sefa paraqiti një ankesë pranë Ombudspersonit, i cili hapi hetime dhe gjeti se kishte shkelje të nenit 1 të Protokolit nr.1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në raportin e tij, Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit rekomandon që z. Sefa t’i caktohet një post brenda IPVQ-ve në pajtim me vendimin e KELP-së të janarit 2004, ose që të marrë dëmshperblim adekuat nëse kjo nuk është më e mundur.
Ushtruesi i detyrës së Ombudspersonit, z. Hilmi Jashari, ia dorëzoi zyrtarisht raportin Parlamentit të Kosovës. Kopje të raportit, gjithashtu, i janë dërguar edhe Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm, z. Søren Jessen-Petersen, Koordinatorit të UNMIK-ut për Standarde, z. Brian Hopkinson dhe Kryeministrit dhe njëkohësisht Kryesuesit të KELP-it z. Agim Çeku.